Karateisti Artiol Shaqiri, reprezentues i Kosovës dhe anëtar i klubit të karatesë Sharri i Ferizajt,shkëlqeu në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Artiol Shaqiri demoloi një nga një rivalët duke u stolisur me medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik U21.
Edhe një sukses i madh për trajnerin Qëndrim Shaqirin e KK Sharrit.
Artioli ishte i përsosur në çdo luftë duke hequr qafesh një nga një rivalët.
“Paraqitje e shkëlqyeshme e Artiol Shaqirit në Kampionatin Ballkanik.
Artiol Shaqiri për herë të parë u paraqit në kategorinë U21 -75 kg në Kampionatin Ballkanik dhe pati një paraqitje të shkëlqyeshme ku me 4 duele të fituara arriti të plasohet në finale.
Duhet theksuar që kjo është medalja e dytë rradhazi e Artiol Shaqirit në Kampionatin Ballkanik, ku vitin e kaluar ai fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë e juniorëve, kurse këtë vitë medaljen e argjend e fitoi në kategorinë U21”, ka njoftuar faqja e KK Sharrit.
Rezultatet
Artiol Shaqiri - Ogulcan Ozer (Turqia) 4:3
Artiol Shaqiri - Bor Zibret (Sllovenia) 3:1
Artiol Shaqiri Rexhep Rushiti (Maqedonia e Veriut) 3:1
Gjysmëfinale
Artiol Shaqiri - Sinan Paljevac (Bosnja) 8:7
Finale
Artiol Shaqiri - Lupçe Mihajlov (Bullgaria) 0:3