Djaloshi nga Kosova, Gjoni Palokaj, ka vazhduar me fitore.
Sportisti nga qyteti i Prizrenit shkëlqeu në një atmosferë impozante para 13 mijë shikuesve në në Bratisllavë të Sllovakisë.
Ai, në kategorinë Oktagon (në kafaz) deri në 63 kg, ka treguar klasin ndaj Karol Rysavy.
Gjoni Palokaj e Karol Rysavy
Palokaj kontrolloi luftën ashtu si di ai, duke mos i dhënë as një mundësi kundërshtarit që të bëjë diçka më shumë.
Kjo fitore e lartëson edhe më shumë trimin tonë, që synon majat e këtij sporti.
Palokaj festoi me flamurin kuq e zi.