Media serbe e ka problem shtetin e Kosovës por paraqet diçka të habitshme

Sporti

Media serbe e ka problem shtetin e Kosovës por paraqet diçka të habitshme

Nga: K.G. Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 15:32
Pamje tmerri

Diçka e pazakonshme ka ndodhur në sportin e taekwondos, që i ka dhënë shkas pamfletit serb që t’i turret shtetit të Kosovës.

Një nga trajnerët e Kombëtares së Kosovës, emri i tij Valmir Fetiu ka trajtuar dhunshëm një vajzë tetëvjeçare, e cila ka pësuar humbje.

Çfarë shkruan ky pamflet serb "Kurir" që e ka fobi shtetin e Kosovës? 

“Një vajzë goditet me shuplakë në një Kampionat Evropian për fëmijë në taekwondo, të mbajtur në Shqipëri, është shfaqur gjithashtu edhe në video.

Kujtojmë, skena tronditëse kanë ndodhur mëngjesin e sotëm pas finales për vajzat deri në 8 vjeç. Në të ka marrë pjesë Nina Saviq, tekwodistja serbe nga klubi Shabaci dhe një garuese nga shteti i Kosovës.

Nina fitoi bindshëm dhe fitoi medaljen e artë për Serbinë dhe më pas ndodhi diçka krejtësisht e çmendur.

Trajneri i Kosovës filloi ta godasë me shuplakë vajzën”, - ka shkarravit ky medium.

“Trajneri u pezullua menjëherë për gjashtë muaj”, shkruan më tej..

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat