Pas suksesit fantastik të dy karateistëve të tij Nedim dhe Fisnik Shaqiri, në kamponatin ballkanik të karatesë për kadetë, junior dhe U21 në Sarajevë (BeH), si pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë, është deklaruar për Open-TV, trajneri i KK Rinia, Seful Osmani.
Nedim Shaqiri i fitoi dy medalje të bronzta, kurse Fisnik Shaqiri një medalje të bronztë.
Ai shprehet shumë i lumtur dhe thotë se ka besuar në këtë rezultat.
“Fillimisht të them se jam shumë i lumtur dhe i emocionuar me këtë sukses. Mezi po pres të kthehen dhe t’i përqafojë për suksesin e arritur.
Për mua ky është një sukses i jashtëzakonshëm. Rinia po rritet dhe tani jemi shndërruar në klub serioz. A kam besuar në këtë paraqitje?
Me siguri që kam besuar, sepse kemi punuar që nga fillimi, dhe i pata dhënë vetës një premtim, o në peidestal, o s’ka tjetër”, deklaroi trajneri .
KK “Rinia” është themeluar 12 vite më parë, kurse deri tani ka fituar 12 medalje ballkanike. (