Komiteti Olimpik i Kosovës megjithatë mori mundin e guximin që të reagojë për incidentin që ndodhi në Tiranë në kuadër të Kampionatit Evropian në taekwondo.
Edhe pse dy ditë me vonesë, më mirë vonë se kurrë!
“Komiteti Olimpik i Kosovës i bashkohet reagimit të Federatës së Taekwondosë së Kosovës (FTK) në lidhje me incidentin e shfaqur nga trajneri i tyre, Valmir Fetiu, në Kampionatin Evropian të taekwondosë për fëmijë dhe kadetë, të mbajtur në Tiranë.
KOK duke vlerësuar rastin si të ndjeshëm, fillimisht ka zhvilluar takime me drejtuesit e federatës, në mënyrë që të marrë të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me incidentit.
KOK përkrahë FTK-në lidhje me vendimin për suspendim të trajnerit dhe njëherit dënon incidentin e ndodhur, me shpresën dhe besimin se raste të tilla, të cilat njollosin sportin e Kosovës të jenë të fundit”, ka dalur me një komunikatë KOK-u.