Media e madhe gjermane i jep jehonë skandalit që shkaktoi trajneri i Kosovës

Sporti

Media e madhe gjermane i jep jehonë skandalit që shkaktoi trajneri i Kosovës

Nga: K.G. Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 14:31
Pamje

Skandali në Kampionatin Evropian në taekwondo për fëmijë, zë vend edhe në mediumin prestigjioz gjerman “Bild”. 

“Trajneri godet talentin e Taekwondo-së”, është titulli i mediumit të madh gjerman “Bild”.

“Në Kampionatin Evropian të Taekwondos për të rinj në Tiranë (Shqipëri) fundjavën e kaluar, trajneri i Kosovës Valmir Fetiu shkaktoi një skandal të vërtetë.

Image

Për shkak se e garuesja e tij Valina Fetiu (8 vjeç) humbi finalen, ai e goditi vajzën

Në finalen e kategorisë së vajzave deri në 8 vjeç, vajza Fetiu përballet me një vajzë serbe. Kur lufta humbet, ajo vrapoi drejt babait të saj me lot në sy.

Por në vend që t'i jepte një përqafim ngushëllues, ai ia heq kapelën e vajzës së tij nga koka.

Vajza e vogël më pas bie edhe përtokë.

Më pas, Fetiu e tërheq përsëri me vrazhdësi, i flet me zë të lartë dhe e godet me shuplakë në fytyrë! Këtë e tregoi edhe një video që u bë virale në rrjetet sociale.

Për fat ishte një arbitër aty pranë. Ai paralajmëroi trajnerin dhe më pas raportoi incidentin”, ka shkruar mes të tjera media gjermane.

“Fetiu gjen një justifikim absurd për shuplakën: ai thjesht donte ta qetësonte!”, transmeton më tej media gjermane.

Fetiu ka thënë: “Kjo është hera e parë dhe e fundit në jetën time. Unë jam trajner qe 20 vjet. Unë i mbroj fëmijët në çdo rrethanë.

Por ajo ishte në gjendje shoku pas humbjes së saj dhe unë doja ta qetësoja dhe t'i bëja të qartë se pavarësisht humbjes ajo është ende nënkampione dhe se do të vijë koha e saj. Ajo është nënkampione evropiane dhe së shpejti do të bëhet kampione bote dhe kampione olimpike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat