Ekipi i Kosovës në muaythai i fiton shtatë medalje në Kampionatin Evropian

Sporti

Ekipi i Kosovës në muaythai i fiton shtatë medalje në Kampionatin Evropian

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 16:27
Ekipi i Kosovës

Ekipi i muaythait të Kosovës ka fituar shtatë medalje në Kampionatin Evropian të muaythait, të organizuar në Prishtinë për seniorë dhe grupmosha të reja.

Dy medalje të arta, tri të argjendta dhe dy të bronzta fituan garuesit tanë.

Të artat i fituan Lindon Demiri në grupmoshën U-23, ndërsa Lorik Mehmet për U-16.

Dior Guda, Erdonit Alija dhe fituan të argjendtat për juniorë, ndërsa Agnesa Veseli për U-23.

Me të bronztën u stolisën, Altina Topalli, për U-23, kurse Orges Maliqi për junior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat