Kastriot Orana takon presidentin e ri të Unionit Evropian të Pingpongut 

Sporti

Kastriot Orana takon presidentin e ri të Unionit Evropian të Pingpongut 

Nga: K.G. Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 12:53
Pamje nga takimi

Kastriot Orana, president i klubit pingpongut Priping nga Prishtina, ka takuar Pedro Miguel Moura, presidenti i ri i Unionit Evropian të Pingpongut. 

Orana e ka njoftuar në tërësi Mouran për klubin e tij dhe pingpongun e Kosovës.

“Takim miqësor me presidentin e sapo zgjedhur të European Table Tennis Union z. Pedro Miguel Moura.

Me presidentin diskutuam për zhvillimin dhe promovimin e pingpongut si dhe shqyrtuam mundësit e bashkëpunimit në të ardhmen e afërt.

Po ashtu gjatë takimit u diskutua edhe për turneun Prishtina Open, ku në vitin 2025 pritet të bëhet poentues për kategorin e seniorëve.

Presidentit i dhurova fanellen e klubit PRiPING  dhe i dëshirova suksese në drejtimin e ETTU-se në 4 vitet e ardhshme me visionin e zhvillimit, inovacionit dhe gjithëperfshirjës”, ka bërë të ditur Orana..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat