Kombëtarja e vajzave të Kosovës në karate ka përfunduar garimin në Kampionatin Botëror për ekipore, duke hyrë në mesin e tetë ekipeve më të mira.
"Vajzat tona kaluan grupin, duke shënuar fitore ndaj Hungarisë, Ekuadorit dhe Taipeit Kinez, ndërsa humbën nga Italia.
Në çerekfinale u përballen me nënkampionet e botës, Japoninë, nga të cilat pësuan humbje.
Sidoqoftë, arritja në çerekfinale vlerësohet sukses për karateistet tona, të cilat vitin e kaluar fituan medaljen e bronztë të botës.
Dje garuan djemtë, të cilët nuk arritën të kalojnë grupin.
Botërori po mbahet në Pamplona të Spanjës, ku Kosova u paraqit me simbolet shtetërore dhe e barabartë me vendet tjera", ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.