Komiteti Olimpik reagon ndaj sulmit fizik të referit boshnjak ndaj trajnerit shqiptar

Sporti

Komiteti Olimpik reagon ndaj sulmit fizik të referit boshnjak ndaj trajnerit shqiptar

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 13:45
Fegja Terbonja dhe Migjen Shala.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pas sulmit fizik që ia bëri gjyqtari i kick-boxit, boshnjakut Fegja Terbonja ndaj trajnerit kosovar të këtij sporti, Migjen Shala.

Shtëpia e sportit kosovar ka shprehur shqetësim dhe indinjatë të thellë ndaj këtij incidenti, i cili ndodhi në Cetinje të Malit të ZI.

Trajneri nga Kosova u ankua për vendimin që fitorja t’i jepet kundërshtarit të garuesit të tij.

Ndërsa referi boshnjak e qëlloi atë me trofe në fytyrë.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e KOK-ut për këtë rast. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat