Vitia krahas fazës së grupeve, u delegua edhe për finalet

Sporti

Vitia krahas fazës së grupeve, u delegua edhe për finalet

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 19:42
Besart Vitia

Krahas dy ekipeve (femra dhe meshkuj) me të cilat u paraqit karateja në Kampionatin Botëror 2024, ishte edhe gjyqtari me licencë botërore "Referee A" (më e larta në Kosovë), Besart Vitia.

"Gjyqtari Vitia krahas fazës së grupeve, u delegua edhe për finalet, ku drejtoi si kryesor përballjen çerekfinale mes Iranit dhe Sllovakisë.

Ishte kjo hera e parë që Federata Botërore (WKF) organizoi Botërorin enkas për ekipe, me pjesëmarrjen e 20 më të mirave dhe hera e parë që ndau drejtësinë një gjyqtar i joni.

Kujtojmë që vajzat e karatesë hynë në mesin e tetë më të mirave.

Botërori u mbajt në Pamplona të Spanjës, ku Kosova u paraqit me simbole shtetërore", ka njoftuar KOK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat