Ish kryetari i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, ka dërguar një letër të shkruar përmes email-it dhe disa letra të dërguar nga federata ndërkombëtare, duke u ankuar për shkelje në këtë sport.
“Katandisja e Federatës së Notit të Kosovës dhe heshtja e zyrtarëve përballë shkeljeve ligjore dhe rregulloreve të “World Aquatics”!
Në vazhdimësi, janë paraqitur shkeljet si: mbajtja e kuvendeve të paligjshme, diskriminimi i klubeve me traditë shumëvjeçare, si dhe diskriminimi i sportistëve, trajnerëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/November/27/auto_11732731808.jpg)
Por asnjëherë nuk janë marrë parasysh vërejtjet tona, dhe ja ku jemi sot!
Nëse Federata e Notit të Kosovës përfundimisht suspendohet nga anëtarësia në “World Aquatics”, të pafajshmit – sportistët e kësaj federate – do të jenë ata që do të vuajnë më shumë pasoj.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/November/27/auto_21732731810.jpg)
Në emër të klubeve të diskriminuara”, ka shkruar Haliti..
Haliti ka dërguar edhe disa letra në gjuhën angleze.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/November/27/auto_31732731813.jpg)
Letra