Astrit Haliti: Katandisja e Federatës së Notit të Kosovës dhe heshtja e zyrtarëve përballë shkeljeve ligjore

Sporti

Astrit Haliti: Katandisja e Federatës së Notit të Kosovës dhe heshtja e zyrtarëve përballë shkeljeve ligjore

Nga: K.G. Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 19:25
Astrit Haliti

Ish kryetari i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, ka dërguar një letër të shkruar përmes email-it dhe disa letra të dërguar nga federata ndërkombëtare, duke u ankuar për shkelje në këtë sport. 

“Katandisja e Federatës së Notit të Kosovës dhe heshtja e zyrtarëve përballë shkeljeve ligjore dhe rregulloreve të “World Aquatics”!

Në vazhdimësi, janë paraqitur shkeljet si: mbajtja e kuvendeve të paligjshme, diskriminimi i klubeve me traditë shumëvjeçare, si dhe diskriminimi i sportistëve, trajnerëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë.

Image

Por asnjëherë nuk janë marrë parasysh vërejtjet tona, dhe ja ku jemi sot!

Nëse Federata e Notit të Kosovës përfundimisht suspendohet nga anëtarësia në “World Aquatics”, të pafajshmit – sportistët e kësaj federate – do të jenë ata që do të vuajnë më shumë pasoj.

Image

Në emër të klubeve të diskriminuara”, ka shkruar Haliti..

Haliti ka dërguar edhe disa letra në gjuhën angleze.

Image

Letra

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat