Drini Hajredini dhe Hamza Zylali, nënkampion shtetëror në karate

Sporti

Drini Hajredini dhe Hamza Zylali, nënkampion shtetëror në karate

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 16:48
Karateistët

Dje në Shkup, u zhvillua kampionati shtetëror i Maqedonisë në karate për Kadet, Junior dhe U21.

Ky kampionat njëherit kishte edhe karakter kualifikues për Kampionatin Europian që do të zhvillohet ne Poloni në shkurt 2025.

Pas 2 javëve do të zhvillohet Play-off, ku edhe do të vendoset se kush do të kualifikohet për në Kampionatin Evropian.

Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga u paraqit me 4 sportistë, Redon Hajredini, Enes Ajrush, Drini Hajredini dhe Hamza Zylali, duke fituar dy medalje të argjenta.

Me medalje të argjenta u stolisën Drini Hajredini junior +76kg dhe Hamza Zylali në kategorinë U21+84kg.

Paraqitje shumë të mirë bënë edhe Redon Hajredini kadet-70kg dhe Enes Ajrush junior-61kg.

Dy sportistët Drini Hajredini dhe Hamza Zylali, do kenë mundësinë për kualifikim, pasiqë fituan të drejten për pjesmarrje në Play-off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat