Tirana dominon në të dyja stilet

Sporti

Tirana dominon në të dyja stilet

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 11:16
Tirana

Në qytetin e Lezhës u zhvillua Kamionati Kombëtar i Mundjes për të rritur, eventi i fundit i këtij viti. Në kampionatin e organizuar nga Federata Shqiptare e Mundjes morën pjesë sportistët më të mirë në vend.

Në të dyja kategoritë, kampione e Shqipërisë u shpall Tirana me mundësit e saj, duke mbrojtur titujt e fituar vjet. Si në stilin e lirë ashtu dhe atë greko-romak, mundësit e klubit bardheblu bënë diferencën në tapet.

Mundësit Eriglent Prizreni dhe Kevin Ballabani u shpallën më të mirët në disiplinat përkatëse. Në kampionat morën pjesë edhe mundësit pjesëmarrës në Olimpiadën e Parisit, Valiev, Abakarov e Dudaev.

FSHM-ja organizoi edhe kampionatin e femrave, duke nxjerrë edhe kampionët kombëtar të këtij viti. Sfidat e zhvilluar në tapet ishin të një niveli të kënaqshëm dhe tifozët e pranishëm të shumtë.

Kampionët 2024, stil i lirë

57kg, Ersjan Kashiku (Jonas Wrestling)

61kg, Endrio Avdyli (Teuta)

65kg, Klevis Preçi (Tirana)

70kg, Zelimkhan Abakarov (Tirana)

74kg, Islam Dudaev (Tirana)

79kg, Eriglent Prizreni (Tirana)

86kg, Chermen Valiev (Tirana)

92kg, Orges Lila (Tirana)

97kg, Emiljano Onuzi (Tirana)

125kg, Paris Karepi (Tirana)

Renditja ekipore: Tirana 220 pikë, Teuta 175 pikë, Jonas Ërestling 147 pikë.

Mundësi më i mirë: Eriglent Prizreni

Kampionët 2024, stili greko-romak

55kg, Andi Muça (Studenti)

60kg, Ergi Uku (Tirana)

63kg, Bajram Sina (Tirana)

67kg, Gjetë Prenga (Besëlidhja)

72kg, Erdit Zeneli (Tirana)

77kg, Klodian Shehu (Tirana)

82kg, Kevin Kupi (Tirana)

87kg, Kelsi Nelaj (Flamurtari)

97kg, Juljan Sheu (Tirana)

130kg, Kevin Ballabani (Tirana)

Renditja ekipore: Tirana 21 pikë, Besëlidhja 127 pikë, Tirana B 55 pikë

Mundësi më i mirë: Kevin Ballabani

Kampionet 2024, femra

53kg, Marina Jaku (Teuta)

57kg, Esmeralda Nela (Tirana)

59kg, Çelestina Gjuraj (Tirana)

68kg, Albina Drazhi (Tirana)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat