​Çeku: Stadiumi “Adem Jashari” do t’i plotësojë të gjitha kriteret e UEFA-s

Sporti

​Çeku: Stadiumi “Adem Jashari” do t’i plotësojë të gjitha kriteret e UEFA-s

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka publikuar pamje të reja nga punimet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ai ka thënë se ky stadium do t’i plotësoj të gjitha kushtet dhe kriteret për zhvillimin e lojërave në përputhshmëri me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s.

“Po vazhdojnë punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Ky stadium do të plotësoj të gjitha kushtet dhe kriteret për zhvillimin e lojërave në përputhshmëri me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s”, ka shkruar Çeku.

“Po e zbatojmë planin pesë vjeçar të infrastrukturës së futbollit, 18 komuna, mbi 20 stadiume, 200 milionë euro investime”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat