Policia në Gjeorgji e ka arrestuar ish reprezentuesin e Serbisë.
Mediat në Serbi e vajtojnë, sipas tyre policia ishte e pamëshirshme, e rrëzuan përtokë dhe e arrestuan.
“Medalisti i bronztë olimpik nga Lojërat e Tokios dhe ish-përfaqësuesi i Serbisë në mundje, Zurab Datunashvili, u arrestua gjatë një proteste në Tbilisi, Gjeorgjia e tij e lindjes.
Policia e ka rrahur, ndërsa është konstatuar se ka lëndime në qafë dhe në trup. Disa oficerë policie e rrëzuan Datunashvilin në tokë dhe e morën me vete”, shkruan pamfleti serb “Kurir”.
Datunashvili ishte një nga drejtuesit e protestave masive në Tbilisi që filluan pasi qeveria gjeorgjiane vendosi të pezullojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028.