Punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, po vazhdojnë me intensitet të lartë

Sporti

Punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, po vazhdojnë me intensitet të lartë

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 08:39
Projekti i stadiumit olimpik

Stadiumi olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë është nën punime që nga viti 2014.

E ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se punimet në këtë stadium po vazhdojnë më intensitet të lartë.

E sipas gazetarit korrespodent, Urall Boshnjaku, në këtë stadium janë paraparë të investohen 12.5 milionë euro nga kjo qeveri, ndërsa vlera e të gjitha investimeve prek diku 16 milionë euro.

“Në qershor të vitit 2023 parashihej të përfundonte puna në stadiumin ‘Adem Jashari’ nën Qeverinë Kurti, mirëpo diçka e tillë nuk ndodhi, ani pse kjo parashihej të ndodhte në bazë të kontratës të nënshkruar në vitin 2021”, shtoi tutje Boshnjaku për emisionin “Ora Shtatë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat