Fatmir Makolli: Një shtatore për Thomas Bach, presidenti që ndihmoi shumë sportin e Kosovës

Sporti

Fatmir Makolli: Një shtatore për Thomas Bach, presidenti që ndihmoi shumë sportin e Kosovës

Nga: K. Goca Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 16:01
Besim Hasani (Ish president i KOK-ut), Thomas Bach dhe Fatmir Makolli

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, për herë të dytë do të vizitojë Republikën e Kosovës.

Fatmir Makolli, president i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, ka një propozim interesant për Thomas Bach. 

Makolli thotë se ai e meriton një shtatore në kryeqytetin e Kosovës, për faktin se ka qenë mik i madh i shtetit tonë dhe e ka ndihmuar shumë sportin e Kosovës. 

“Bach është mik i madh i yni. 

Propozimi im është që të t’i ndërtohet një shtatore Thomas Bach. 

Mendoj se do të ishte shumë e rëndësishme kjo për një president siç është Bach që e ndihmoi shumë sportin e  Kosoivës”, - thotë Makolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat