Hasani: Një dekadë e Kosovës në KOK me shumë arritje

Sporti

Hasani: Një dekadë e Kosovës në KOK me shumë arritje

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 20:51
Besim Hasani

Ish-kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka vlerësuar se një dekadë e Kosovës si anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka sjellë arritje të jashtëzakonshme për sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Ai ka folur për RTK-në në ceremoninë ku është shënuar dhjetë vjetori i anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. 

“Një dekadë iku aq shpejt, por ka shumë të arritura. Është e pabesueshme se sa shumë të arritura ka. Nganjëherë më duket e paimagjinueshme.

T’i kesh pesë medalje olimpike, pa i llogaritur medaljet e tjera, ti hyn në mesin e njëqind shteteve të forta”, ka deklaruar Hasani.

Ai ka shprehur kënaqësinë që ka kontribuuar në këtë sukses: “Këto suksese mua më bëjnë të ndihem i përmbushur, sepse e di që sadopak kam kontribuar në këtë”, ka thënë Hasani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat