Ramadani i teti në dygarësh pas Baterisë B, Qerimaj nuk lë gjurmë

Sporti

Ramadani i teti në dygarësh pas Baterisë B, Qerimaj nuk lë gjurmë

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 17:07
Qerimaj e Qerimaj

Botërori i peshëngritjes që po zhvillohet në Manama të Bahrein ka zhvilluar sot paradite garat e Baterisë B në peshën 81kg. Në pedanë janë ngjitur për Shqipërinë shtangistët Erkand Qerimaj e Kristi Ramadani. Për këtë të fundit renditja është ende provizore, pasi pritet edhe rezultati i baterisë A.

Në stilin e shkëputjes, Ramadani realizon me sukses vetëm provën e parë, duke ngritur 146kg. Në dy provat e tjera nuk arrin të ngrejë fillimisht 150 e më pas 151kg, duke e mbyllur garën në vendin e 10-të.

Në stilin e shtytjes ai garon vetëm në provën e parë, ku realizon me sukses 181kg.

Më pas, Ramadani tërhiqet nga gara edhe pse provoi të rikthehej. Kështu, ai u klasifikua në vendin e 9-të në këtë stil, ndërsa në dygarësh u rendit në vendin e tetë me 327kg, ndërkohë që në mbrëmje garon edhe Bateria A.

Erkand Qerimaj nuk la asnjë gjurmë në këtë turne. Në stilin e shtytjes ai dështon në të trija provat.

Shkodrani nuk arrin të ngrejë dy herë 155kg, ndërsa në provën e tretë tenton 156kg, por sërish nuk ia del mbanë. Më pas ai vendos të mos garojë në shtytje, duke mos dhënë asnjë rezultat në këtë botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat