Sokoli aderon në VV, kryeministri Kurti: Mirësevjen profesor

Sporti

Sokoli aderon në VV, kryeministri Kurti: Mirësevjen profesor

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 21:30
Sokoli he kryeministri Kurti

Trajneri i njohur i futbollit, Bylbyl Sokoli do të jetë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, kandidimin e tij e konfirmoi tani edhe kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

"Mirësevjen, profesor!

Profesori universitar, trajneri i futbollit me licencë nga UEFA, ish futbollisti i njohur Bylbyl Sokoli u bë pjesë e listës së fitores të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Profesor Bylbyl Sokoli ka një kontribut tejet të çmueshëm në zhvillimin e sportit. Përvoja dhe dija profesionale është vlerë e shtuar për qeverisjen tonë të ardhshme që edhe më tej do ta ketë sportin prioritet shtetëror.

Nga sot jemi edhe më të fortë në betejën tonë të 9 shkurtit", ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat