Klubi i Karatesë “Arena” nga Peja, ka kaluar mbi një dekadë që ekziston dhe po arrin rezultate të mira.
Kryetrajneri i klubit Bajram Desku ndihet krenar duke thënë se klubi festoi njembëdhjetë vjetorin e themelimit.
“Klubi ynë gjatë njembëdhjetë viteve shënoi suksese të shkëlqyeshme në garat shtetërore, regjionale dhe turne ndërkombëtarë”, ku nga keto gara e turne nxorrëm shum kampion, nēnkampion dhe medalistë të bronztë, nga këto suksese veçojmē disa nxënës të ranguar në mesin e garuesve më të mirë në rangun shtetërorë të përzgjedhur nga Federate e Karatesë, dhe nga drejtoria pēr sport e komunēs sē Pejēs.
Përvjetori i njëmbëdhjetë falē punës profesionale të stafit të trajnerëve, na gjenë me shumë suksese e rezultate që na rangojnë ndër klubet më të suksesshme në rangun shtetërorë, kurse në rangun e qytetit dhe nē rrafshin e Dukagjinit na rangon në vendin e parë.
Falenderojmê kryesinë e klubit, kryetarin, të gjith nxênësit, prindërit e tyre, mediat dhe secilin veç e veç të gjithë ata që kontribuan në klubin tonë nga themelimi e deri më sot.
Klubi Arena tani i ka permbushur premtimet e dhëna kur u themelua, duke dëshmuar: suksese të vazhdueshme, profesionalizem, masovizim dhe rangim nder klubet me të suksesshem.
Festofshim së bashku edhe shum përvjetorë me suksese kulminate”, ka shkruar Bajram Desku.