Në kualifikimet për në Kampionatin Evropian, Kombëtarja e Kosovës në futsall është nikoqire e Bullgarisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Euro 2026.
“Dardanët” luajnë në ‘Main Round’ dhe synojnë një vend kualifikues për Kampionatin Evropian.
Në sfidën e parë ata kanë pësuar disfatë nga Gjeorgjia.
Sfida me Bullgarinë zhvillohet në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, nga ora 20:00.