Garuesit e triathlonit disa ditë do të përgatiten në Turqi, që të janë në formën më të mirë për garat që i presin në vitin 2025.
Federata e Triathlonit të Kosovës ka bërë të ditur se për 10 ditë do të qëndrojnë në Turqi.
“Drejtuesit e Federatës së Triathlonit të Kosovës po tregojnë angazhim të madh dhe përkushtim për të arritur suksese me sportistë në nivel ndërkombëtar.
Kombëtarja e Kosovës në triathlon udhëton për të marrë pjesë në kampin përgatitor në Antalya i cili do të zhvillohet nga data 18 deri më 28 dhjetor 2024.
Ky kamp është një mundësi e shkëlqyer për sportistët tanë që të përmirësojnë formën e tyre fizike dhe të përfitojnë nga përgatitjet profesionale.
Ky hap është dëshmi e ambicieve të larta dhe e punës së palodhur për zhvillimin e triathlonit në Kosovë”, njofton Federata.