Një tjetër vlerësim për notaren Eda Zeqiri.
‘Play International Kosova’ ka ndarë cmimin për kontributin e Edës në sport.
“Eda Zeqiri, emri që ka shkëlqyer në pishinat kombëtare dhe ndërkombëtare, ka marrë një tjetër vlerësim të madh për punën dhe përkushtimin e saj ndaj sportit. Organizata ‘Play International Kosova’ ka ndarë cmimin për kontributin e Edës në sport dhe për ndikimin e saj tek të rinjtë, duke njohur rolin e saj frymëzues në nxitjen e të rinjve për t’u angazhuar në sport.
Federata e notit të Kosovës ndihet krenar për notaren Eda Zeqiri e cila dominoj notin e Kosovës nga viti 2017 - 2024. Ajo mbetet notarja me më së shumti rekorde për senior në dy pishinat 50 metra dhe 25 metra, rekordere e maratonës 4200 metra dhe 5000 metra dhe për herë të parë ngriti notin kosovar në nivelin e 700 pikëve.
Vëmendja e natyrshme mediale vendore dhe ndërkombëtare që pati performanca e Edës në Lojrat Olimpike ‘Tokyo 2020’ inspiroi gjithë notarët dhe komunitetin e notit. Kontributi i saj mbetet i pashlyeshëm në historikun e këtij sporti”, - njofton Federata e Notit e Kosovës.