Sporti i taekwondos ka humbur një veprimtar të shquar.
Ka ndërruar jetë Gani Krasniqi, ish kryetar i Federatës së Taekwondo-së të Kosovës.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për humbjen e ish-presidentit të Federatës së Taekwondo-së të Kosovës z. Gani Krasniqi i cili sot ka ndërruar jetë.
z. Gani Krasniqi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sportin e Taekwondos dhe ka qënë një bashkëpunues i denjë për komunitetin sportiv.
Në këtë moment të dhimbjes, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij, miqtë dhe të gjithë ata që patën nderin ta njihnin dhe të punonin me të.
Pusho në paqe!”, ka shpreh ngushëllime Arsim Agushi, kyetar i FTWK-së.