Krahas garave të meshkujve, Federata e Shahut e Kosovës po i zhvillon edhe garat në konkurrencën e femrave. Gjatë fund javës kanë filluar garat e
Kampionatit individual të Kosovës. Sot në sallën e shahut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit janë zhvilluar dy xhirotë e para.
Garën e këtij kampionati e hapi, Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës duke ju uruar shahisteve suksese garuesve në këtë kampionat.
Në këtë kampionat po marrin pjesë 20
shahiste të cilat garat po i zhvillojnë me 7 xhiro.
Mëtueset kryesore për titullin e kampionit, Nita Saraçi, Jona Reçica, Arlinda Aliu dhe Ndriqona Saraçi kanë shënuar fitore dhe janë të vetmet me nga dy fitore dhe në bazë të cilësisë që kanë do të luftojnë për titullin e kampionit të Kosovës.
Xhiroja e 3-të, zhvillohet të dielën, më 22 dhjetor nga ora 11:00, kurse xhiroja e 4-të në programin e pasditës.