Vetëm katër shahiste me pikë të plota

Sporti

Vetëm katër shahiste me pikë të plota

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 21 dhjetor 2024 Në ora: 20:42
Pamje nga gara

Krahas garave të meshkujve, Federata e Shahut e Kosovës po i zhvillon edhe garat në konkurrencën e femrave. Gjatë fund javës kanë filluar garat e

Kampionatit individual të Kosovës. Sot në sallën e shahut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit janë zhvilluar dy xhirotë e para. 

Garën e këtij kampionati e hapi, Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës duke ju uruar shahisteve suksese garuesve në këtë kampionat.
Në këtë kampionat po marrin pjesë 20

shahiste të cilat garat po i zhvillojnë me 7 xhiro. 

Mëtueset kryesore për titullin e kampionit, Nita Saraçi, Jona Reçica, Arlinda Aliu dhe Ndriqona Saraçi  kanë shënuar fitore dhe janë të vetmet me nga dy fitore dhe në bazë të cilësisë që kanë do të luftojnë për titullin e kampionit të Kosovës.

Xhiroja e 3-të, zhvillohet të dielën, më 22 dhjetor nga ora 11:00, kurse xhiroja e 4-të në programin e pasditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat