Organizuar nga Federata e shahut e Kosovës dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit dhe ISBANK në ambientet e Capital Gate në Prishtinë është zhvillua Kampionati individual i Kosovës 2024 në shahun rapid.
Në këtë kampionat pjesëmarrës ishin 52 shahistë.
Garat u zhvilluan sipas sistemit Zvicëran me 9 xhiro me tempin e lojës 10 minuta+ 5 sekonda.
Kampionatin e shpalli të hapur, Burhan Misini, sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Shahut të Kosovës.
Siç është pritur titullin e kampionit të Kosovës në shahun rapid 2024 e fitoi kampioni aktual i Kosovës, Mjeshtri Ndërkombëtar, Nderim Saraçi. Ai nga 9 parti të zhvilluara tuboi pikë 8,5 pikë, duke shënuar 8 fitore dhe vetëm një remizim në xhironë e fundit kundër Ardit Uruçit.
Nën kampion doli Arsim Kelmendi me 7 pikë, sa ka edhe Muhamet Asllani në pozitën e tretë, pasojnë Ardit Uruçi me 6,5, Ramë Rama me 6 pikë e kështu me radhë. Në plasmanin e përgjithshëm përfaqësuesi nga Shqipëria, Aleksandër Xhumbulla ishte i dyti me 7 pikë, por jashtë konkurrencës.
U ndanë edhe dy shpërblime të tjera:
Rtg 1900- Ylber Sadiku
Rtg 2100-Brahim Morina.
Drejtësinë në këtë kampionat në shahun rapid e ndanë, Burhan Misini/ kryesor/ si dhe Besnik Berisha dhe Agon Berisha.
Për më të dalluarit u ndanë shpërblime me të holla si dhe kupa medalje dhe diploma të cilat i ndau, Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës.