Nderim Saraçi kampion pa asnjë disfatë

Sporti

Nderim Saraçi kampion pa asnjë disfatë

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 21 dhjetor 2024 Në ora: 22:23
Nderim Saraçi

Organizuar nga Federata e shahut e Kosovës dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit dhe ISBANK në ambientet e Capital Gate në  Prishtinë është zhvillua Kampionati individual i Kosovës 2024 në shahun rapid.

Në këtë kampionat  pjesëmarrës ishin  52 shahistë.

Garat u zhvilluan sipas sistemit Zvicëran me 9 xhiro me tempin e lojës 10 minuta+ 5 sekonda.

Kampionatin e shpalli të hapur, Burhan Misini, sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Shahut të Kosovës.

Siç është pritur titullin e kampionit të Kosovës në shahun rapid 2024 e fitoi kampioni aktual i Kosovës, Mjeshtri Ndërkombëtar, Nderim Saraçi. Ai nga 9 parti të zhvilluara tuboi   pikë 8,5 pikë, duke shënuar 8 fitore dhe vetëm një remizim në xhironë e fundit kundër Ardit Uruçit.

Nën kampion doli Arsim Kelmendi me 7 pikë, sa ka edhe  Muhamet Asllani në pozitën e tretë,  pasojnë Ardit Uruçi me 6,5, Ramë Rama me 6 pikë e kështu me radhë. Në plasmanin e përgjithshëm përfaqësuesi nga Shqipëria, Aleksandër Xhumbulla ishte i dyti me 7 pikë, por jashtë konkurrencës.

U ndanë edhe dy shpërblime të tjera:

Rtg 1900- Ylber Sadiku

Rtg 2100-Brahim Morina.

Drejtësinë në këtë kampionat në shahun rapid e ndanë, Burhan Misini/ kryesor/ si dhe Besnik Berisha dhe Agon Berisha.

Për më të dalluarit  u ndanë shpërblime me të holla si dhe kupa medalje dhe diploma  të cilat i ndau, Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat