Dardania - kampione

Sporti

Dardania - kampione

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 22 dhjetor 2024 Në ora: 21:04
Dardania

Kanë vazhduar garat e Festivalit të shahut të Kosovës 2024.

Të dielën, më 22 dhjetor në në ambientet e Capital Gate në Prishtinë, në programin e pas ditës ishin garat e Kampionatit ekipor i Kosovës 2024 në shahun blic.

Risi e këtij kampionati ishte pjesëmarrja e ekipit Teuta të Kumanovës të cilët ishin të ftuar nga Federat e Shahut e Kosovës. Në këtë kampionat po marrin pjesë 11 ekipe të cilat garat i zhvilluan sipas sistemit Zvicëran me 11 xhiro me tempin e lojës 3 minuta +2 sekonda.

Kampionatin e shpalli të hapur Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës.

Ekipi i i Dardanisë është nderuar me titullin e kampionit ekipor të Kosovës në shahun blic. Pas 11 xhirove të zhvilluara Dardania e Prishtinës tuboi 19 pikë dhe u nderua me titullin e kampionit të Kosovës. Më i merituari për këtë sukses është Nderim Saraçi i cili nga 10 parti të zhvilluara shënoi të gjitha fitore. Nën kampion doli Ferizaj me 18 pikë, kurse Drejtësia ishte e treta me 17 pikë. Pasojnë , Ferizaj II me 15 pikë, Prishtina 13 pikë e kështu me radhë.

Drejtësinë në këtë kampionat ekipor në shahun blic e ndanë, Burhan Misini/ kryesor/ si dhe Besnik Berisha dhe Fatmir Gërguri.

Ekipe më të dalluara u shpërblyen me të holla si dhe kupa medalje dhe diploma të cilat i ndau, Armend Budima, Kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës.

Të hënën, më 23 dhjetor, në program nga ora 16,00 zhvillohet Kampionati ekipor i Kosovës 2024 në shahun rapid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat