Gjatë fundjavës në Sallën e shahut, të Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, të dielën më 22 dhjetor janë zhvillua dy xhirot e radhës të Kampionatit individual të Kosovës në shah për femra.
Në takimet kryesore në xhironë e 3-të që u xhvillua në programin e paraditës, veçojmë fitoren e Jona Reçicës kundër kampiones aktuale të Kosovës, Arlinda Aliut, kurse motrat Nita e Ndiqona Saraçi remizuan.
Në programin e pas ditës u zhvillua Xhiroja e 4-të. Nita Saraçi shënoi fitore kundër Jona Reçicës dhe 3,5 pikë, kryeson në renditje.
Në takimin tjetër në tabelën e dytë, Ndriqona Saraçi dhe Arlinda Aliu remizuan. Kështu Ndriqona Saraçi, Jona Reçica dhe Rinesa Saraçi dhe Blinera Karadolami kanë nga 3 pikë dhe së bashku me kryesuesen Nita Saraçi do të luftojnë deri në fund për titullin e kampionit të Kosovës për vitin 2024.
Gjatë fundjavës zhvillohe edhe tri xhirotë e fundit ku edhe do të përcaktohet se cila nga këto do të nderohet me titullin e kampionit të Kosovës.