Kapitenja e kombëtares së Kosovës, kërkon shpërblimin financiar për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror 

Sporti

Kapitenja e kombëtares së Kosovës, kërkon shpërblimin financiar për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 dhjetor 2024 Në ora: 17:01
Kosova

Karateistet e kombëtares së Kosovës, u stolisen me medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror ekipor në karate!

Sot e asaj dite ky sukses nuk është shpërblye me mjete financiare

Kapitenja e kombëtares së Kosovës, Fortesa Orana, thotë se e kërkon shpërblimin e merituar si ekip në aspektin financiar. 

Sipas saj, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, i është thënë se nuk i parasheh rregullorja shpërblimet për sukseset ekipore!

Kjo është e habitshme se si një sukses kaq i madh të mos shpërblehet dhe është suikses më i madh ekipor për Kosovën.

“Nuk kemi marr kurrfarë shpërblimi për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

Nuk e parasheh ligji, sipas tyre, vendi tretë për ekip”, thotë Orana për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Katër karateiste të Kosovës me ekipore janë medaliste botërore, që nga viti i kaluar nuk e shijojnë shpërblimin e meritiuar.

A thua, kë e përfaqësuan këto vasha? Shtetin e Kosovës, lartësuan flamurin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat