Në garën prestigjioze për sportistin më të mirë në Evropë, që u organizua për herë të 67-të nga Agjencia Kombëtare e Polonisë (PAP), votojnë agjencitë e lajmeve të Kontinentit të Vjetër.
Lajmi i mirë është se provokuesi Novak Gjokoviq ka pësuar një goditje të rëndë duke u renditur në vend të 18-të.
Leon Marchan, notar francez që fitoi pesë medalje (katër të arta dhe një të bronztë) në Lojërat Olimpike 2024 në Paris, u shpall sportisti më i mirë.
Top 10 sportistët më të mirë në Evropë
Leon Marchand (Francë, not) - 155 pikë
Tadej Pogaçar (Slloveni, çiklizëm) - 148 pikë
Armand Duplantis (Suedi, atletikë) - 142 pikë
Janik Siner (Itali, tenis) - 113.5 pikë
Max Verstappen (Holandë, Formula 1) - 71 pikë
Rodri (Spanjë, futboll) - 53 pikë.
Marco Odermatt (Zvicër, ski) - 49 pikë
Jaroslava Mauchih (Ukrainë, atletikë) - 43 pikë
Remko Evenepool (Belgjikë, çiklizëm) - 36 pikë
Nikola Jokiq (Serbi, basketboll) - 35 pikë