Kryeministri Albin Kurti theksoi mbështetjen e qeverisë për zhvillimin e sportit universitar! Musa Selimi vlerësoi sukseset

Sporti

Kryeministri Albin Kurti theksoi mbështetjen e qeverisë për zhvillimin e sportit universitar! Musa Selimi vlerësoi sukseset

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 10:51
Kryeministri Albin Kurti dhe Musa Selimi në foto të përbashkët

 Sporti universitar më ceremoni solemne përmbyll vitin 2024 – konsiderohet vit i sukseseve.

Në një atmosferë festive u mbajt ceremonia përmbyllëse e sportit universitar për vitin 2024.

Në këtë ngjarje morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, personalitete të rëndësishme të sportit dhe akademisë, studentë, profesorë dhe partnerë të shumtë.

Kryeministri Kurti, në fjalën e tij, theksoi mbështetjen e qeverisë për zhvillimin e sportit universitar, duke e cilësuar atë si një komponent të rëndësishëm të edukimit të studentëve, por edhe përfaqësimit të vendit.

Ndërkaq, presidenti Selimi vlerësoi sukseset e jashtëzakonshme të studentëve në garat kombëtare dhe ndërkombëtare, duke i quajtur ata ambasadorë të shkëlqyeshëm të sportit dhe universitetit.

Ai falënderoi partnerët për mbështetjen dhe të gjithë ata që i kontribuuan zhvillimit të sportit universitar në këtë vit.

Ceremonia u përmbyll me ndarjen e shpërblimeve për studentët që kanë shënuar arritje të rëndësishme në gara sportive, si dhe për partnerët e sponsorët që kanë mbështetur zhvillimin e aktiviteteve sportive gjatë vitit.

Së bashku drejt sukseseve të reja në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat