Asambleja e Punës dhe ajo Zgjedhore e KOK-ut mbahen më 7 shkurt

Sporti

Asambleja e Punës dhe ajo Zgjedhore e KOK-ut mbahen më 7 shkurt

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 18:00
Bordi Ekzekutiv i KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e radhës, të fundit për vitin 2024, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës.

Me vendim unanim të Bordit, u vendos që Asambleja e ardhshme e Punës dhe ajo Zgjedhore të mbahen më 7 shkurt 2025. Po ashtu, u bë e ditur se të gjitha përgatitjet për Asamble po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.

U miratua propozimi i komisionit të sportit për përzgjedhjen e 10 Shpresave Olimpike 2025, të cilat do të mbështeten me bursa nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport. Një listë tjetër më e gjerë, të cilët mbështeten nga KOK-u, do të përzgjidhet në fillim të vitit të ardhshëm.

Bordi vlerësoi lart organizimin e Gala Mbrëmjes, me rastin e shënimit të 10-vjetorit të njohjes së KOK-ut nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. U veçua prania e personaliteteve më të larta të sportit botëror, përfshirë presidentin e IOC, Thomas Bach.

U diskutua për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, konkretisht miratimin e Ligjit për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, si dhe risitë tjera.

U miratua në parim draft-buxheti i KOK-ut për vitin 2025.

U shqyrtuan edhe kërkesa tjera nga federatat sportive, që kryesisht kanë të bëjnë me rekomandimet për shpërblime të sportistëve nga MKRS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat