Garat e Kampionatit individual të Kosovës në shah për femra 2024 tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare.
Gjatë fundjavës në Sallën e shahut të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, të shtunën më 28 dhjetor janë zhvillua dy xhiro. Para dite u zhvilluan takimet e xhirosë së 5-të.
Në dy përballjet kryesore, Rinesa Saraçi ka shënuar fitore ndaj Nita Saraçit 1:0, ndërkaq Jona Reçica mposhti Ndriqona Saraçit 1:0.
Paraqitje të mirë po bënë edhe Binela Karadolami e cila fitoi kundër Unika Berishës. Kamponja aktuale, Arlinda Aliu mundi Erisa Elshanin si Alba Pllana ngadhënju kundër Dua Rexhepit.
Në programin e pas ditës u zhvillua xhiroja e 6-të/ e pafundit/.
Në takimet e kësaj xhiroje Jona Reçica dhe Rinesa Saraçi kanë shënuar fitore dhe tashti mbeten mëtueset kryesore që do të luftojnë për titullin e kampiones. Jona Reçica ka mposhtur Binela Karadolamin, kurse Rinesa Saraçi ka mundur kampionen aktuale Arlinda Aliun. Kjo e fundit me këtë disfatë i humbi të gjitha gjasat që të luftoj për titullin e kampiones. Fitore kanë shënuar edhe Nita e Ndriqona Saraçi si dhe Dua Rexhepi e kështu me radhë.
Përbaljet kryesore:
Jona Reçica-Binela Karadolami 1:0
Rinesa Saraçi-Arlinda Aliu 1:0
Eronita Karavidaj-Nita Saraçi 0:1
Erisa Elshani-Ndriqona Saraçi 0:1
Dua Rexhepi-Granita Zenuni 1:0
Etj.
Renditja momentale pas xhirosë së 6-të:
Kryesojnë në dysh, Jona Reçica e Rinesa Saraçi me nga 5 pikë, Nita Saraçi 4,5, Ndriçona Saraçi e Binela Karadolami me nga 4, Arlinda Aliu e Dua Rexhepi me nga 3,5 pikë e kështu me radhë.
Të dielën, më 29 dhjetor nga ora 11:00, zhvillohet xhiroja e 7-të/e fundit/ që edhe do të jetë përcaktuese se cila shahiste do të nderohet me titullin e kampiones së Kosovës për vitin 2024 dhe do të dihet edhe renditja përfundimtare.
Drejtësinë po e ndajnë, Albert Zenuni e Fadil Pireva.