​Peshëngritësi shqiptar shpallet kampion aziatik

Sporti

​Peshëngritësi shqiptar shpallet kampion aziatik

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 14:03
Ertjan Kofsha

Peshëngritësi nga Cërriku Ertjan Kofsha shpallet kampion në Kampionatin Aziatik të Peshëngritjes në Doha, Katar, me një dy garësh prej 358 kg, 165 kg në stilin e shkëputjes dhe 193 kg në stilin e shtytjes duke përmirësuar rekordin e tij personal me 4 kg.

Kofsha, një peshëngritës shqiptar, i cili ka treguar përkushtim dhe punë të palodhur për të arritur këtë nivel së bashku me trajnerin e tij z. Leonard Toska dhe me mbështetjen e FSHP-së dhe Presidentit z. Elez Gjoza.

Në këtë kampionat, Kofsha konkurroi me disa nga peshëngritësit më të mirë në botë, duke treguar forcë dhe teknikë të lartë.

Ky sukses është një arritje e madhe jo vetëm për Kofshën, por edhe për sportin shqiptar në përgjithësi, duke dëshmuar se me punë të palodhur dhe përkushtim mund të arrihen rezultate të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare.

Ertjan Kofsha konsiderohet tashmë talenti më i madh i peshëngritjes shqiptare pasi më herët ka fituar edhe titull kampion bote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat