Tri dekadat e Ipponit të Prishtinës

Sporti

Tri dekadat e Ipponit të Prishtinës

Nga: K. G. Më: 3 janar 2025 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Ipponi i Prishtinës me drejtuesin e saj Fadil Arifi, shënojnë 3 dekada të klubit, me suksese të shumta.

Një klub që është shembull i organizimit dhe sukseseve ndër vite. 

Një klub që dha shumë emra të karatesë.

Një klub që ka shumë të reja e të rinj në kolektivin e saj.

“Viti 2025 është ‘Viti Jubilar’ i Ipponit të Prishtinës.

Plot 30 vite pune e rezultate pareshtur.

Karateistët tanë i sollën Kosovës dhe Shqipërisë rezultate historike në sportin e karatesë. Ata në konkurrencën e seniorëve fituan medalje në të gjitha kompeticionet e mundshme të nivelit më të lartë botëror. 

Disa nga rezultatet e garueseve të klubit tonë në individuale në konkurrencën e seniorëve janë:

1 Medalje botërore
1 Kampion i Lojërave Evropiane
1 Nënkampion Evrope
2 medalje evropiane U21
5 medalje në karate 1 Premier League
2 medalje Mesdhetare
5 medalje ballkanike
2 medalje evropiane për Universitete
1 medalje botërore për Universitete. 

Gjithashtu dhe dhjetëra medalje ne kampionate ballkanike, Kupën e botës dhe mesdhetar për U21

Në emër të klubit i falënderojmë të gjithë garuesit që kanë dhënë kontribut dhe rezultate të çmueshme.

Besojmë se gjatë këtij viti garuesit tanë do të sjellin edhe shumë rezultate të tjera”, ka nënvizuar Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat