Ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare luftëtari i njohur e MMA-së, Hakarija Wilson.
Ai ka ndërruar jetë në një festival muzikor dhe lajmin për vdekjen e ka konfirmuar edhe policia, e cila e ka cilësuar si “të papritur por jo të dyshimtë”.
“Edhe pse karriera e tij ishte e shkurtër, Hakaraija Wilson la një përshtypje të fortë te të gjithë ata që e njihnin.
Ai nuk ishte vetëm një luftëtar i talentuar, por edhe një person i dashur, e i buzëqeshur dhe energjia e të cilit ndriçonte dhomën kudo që shfaqej”, thuhet në njoftim, transmetojnë mediat nga Zelanda e Re.