Pilotët do të kenë mundësi të përdorin ajër të kondicinuar

Sporti

Pilotët do të kenë mundësi të përdorin ajër të kondicinuar

Më: 5 janar 2025 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Duke nisur nga sezoni i ri i Formulës 1 të gjithë pilotët do të kenë më në fund shansin që të përdorin ajrin e kondiciunuar.

Mësohet se risia konsiston në një veshje specifike, e cila do të jetë e detyrueshme për pilotët nëse temperaturat në ajër do të jenë mbi 30.5 gradë celcius pasi në gabinë temperaturat janë reth 15-20 grade celcius më shumë.

Fanella përshkohet nga tuba rreth 48 metra të gjatë, të cilët ulin temperaturën e trupit të pilotëve me rreth 4.4 gradë celcius.

Kjo risi nuk mund të konsiderohete e tillë për Alonson dhe Lëklerk pasi të dy pilotët e kanë provuar gjatë Botërorit që u mbyll pak javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat