Lara Gut-Behrami është sportisja më e mirë e Vitit, për herë të tretë rresht e Zvicrës.
Skiatorja Gut-Behrami, kampione e Kupës së Botës, është sërish më e mira e vitit në Zvicër.
Ndryshe është bashkëshortja e legjendës së futbollit Valon Behrami apo siç njihet nusja e Kosovës.
“Tashmë dihen tri më të mirat: Lara Gut-Behrami, Chiara Leone dhe Angelica Moser.
Vendi i tretë shkon për Leonen (15.2 për qind e të gjitha votave).
Është Lara Gut-Behrami sportiste e vitit (32.2 për qind). Moser (18 përqind).
Për 33-vjeçaren Gut-Behrami është titulli i tretë në këtë kategori pas viteve 2016 dhe 2023”, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”.
“Dëshiroj të falënderoj familjen time, e cila ka qenë gjithmonë pranë meje”, thotë Gut-Behrami.