Alban Krasniqi barazon me Nderim Saraçin

Sporti

Alban Krasniqi barazon me Nderim Saraçin

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 7 janar 2025 Në ora: 21:56
Alban Krasniqi e Nderim Saraçi

Organizuar nga Federata e shahut e Kosovës, në ambientet e Capital Gate në Prishtinë kanë vazhuar

garat e Kamponatit individual të Kosovës me takimet e xhiros së 4-të që u zhvilluan të martën, më 7 janar.

Në tabelën e parë luajtën, Nderim Saraçi që mbron titullin e kampionit dhe Alban Krasniqi.

Ky i fundit ia doli që të remizoi me Saraçin dhe kështu takimet e radhës do të jenë tejet interesante në luftë për titull dhe plasmanin në pjesën e lartë të renditjes.

Në përballjen tjetër në tabelën e dytë Korab Saraçi ia doli që të shënoi fitore kundër shahistit më me përvojë Mahmut Xheladini.

Nga takimet e tjera veçojmë fitoren Ramë Rama në përballje me Mjeshtrin Ndërkombëtar Bedri Sadiku. Është kjo fitorja e tretë e Ramës i cili deri tashti ka vetëm një disfatë nga Nderim Saraçi.

Bahri Musa-Muhamet Asllani remi. Në pesë takimet e tjera tjera fitore shënuan, Muhamet Asllani, Blerim Gashi, Fatmir Bujupi, Arsim Kelmenidi dhe Avni Krasniqi 0:1

Rezultatet kryesore:

Bahri Musa-Muhamet Asllani 0:1

Ujkan Çetta-Blerim Gashi 0:1

Fatmir Bujupi-Shemsedin Sherifi 1:0

Arsim Kelmendi-Valentin Uruçi 1:0

Avni Krasniqi-Naim Beqa 1:0 Etj.

Pas xhirosë së 4-të, kryesojnë, Korab Saraçi Nderim Saraçi, Alban Krasniqi, Blerim Gashi dhe Muhamet Asllami me nga 3¹½.

Pasojnë, Avni Krasniqi, Mahmut Xheladini, Arsim Kelmendi, Ahmet Jusufi, Fatmir Bujupi, Ramë Rama, Mentor Zeneli dhe Fehmi Qorolli të gjithë kanë tubuar nga 3 pikë e kështu me radhë.

Drejtësinë në këtë kampionat po e ndajnë, Burhan Misini/ kryesor/ si dhe Besnik Berisha, Osman Musa dhe Fadil Pireva.

Takimet e xhirosë së 5-të, zhvillohen të mërkurën, më 7 janar duke filluar në orën 16:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat