Nën organizim të klubit të shahut “Teuta” dhe nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Likovës, Erkan Arifi, me sukses u mbajt turneu i tretë memorial “Fati Zendeli” në fshatin Opajë, në ambientet e pishinës “Aqua Grand”.
Fituesi i turneut ishte Ramiz Dema, i cili tregoi aftësi të jashtëzakonshme, ndërsa në vendin e dytë u rendit Faredin Osmani dhe në vendin e tretë Aleksandër Kralevski.
Turneu u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konkurruese, duke sjellë së bashku lojtarë të talentuar të shahut.
KSH Teuta falënderon të gjithë pjesëmarrësit që me prezencën e tyre e madhështuan këtë event dhe e bënë të veçantë.
“Aktivitetet e tilla jo vetëm që promovojnë sportin e shahut, por edhe ndërtojnë lidhje të forta në komunitet.
Urime të veçanta për fituesit dhe shpresojmë që kjo të jetë fillimi i edhe më shumë iniciativave të tilla në të ardhmen!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit organizator.