​Hasani emërohet “President nderi” i KOK-ut

Sporti

​Hasani emërohet “President nderi” i KOK-ut

Më: 13 janar 2025 Në ora: 12:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish-presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, tashmë është emëruar si president nderi i këtij institucioni sportiv.

Vnedimi është marr në mbledhjen e radhës së Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, raporotn KosovaPress.

“Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e radhës (40), në të cilën u diskutua kryesisht për Asamblenë e Përgjithshme 2024 dhe Asamblenë e 9-të Zgjedhore, të cilat mbahen më 7 shkurt 2025. Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për punën dhe kontributin e tij në udhëheqjen e lëvizjes olimpike në Kosovë gjatë periudhës 1996 – 2021, Bordi miratoi propozimin e presidentit Ismet Krasniqit, që ish-presidenti i KOK-ut, Besim Hasani të emërohet “President Nderi” i KOK-ut.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KOK-u.

Në këtë mbledhje, KOK-u ka miratuar edhe raporti vjetor të punës për vitin 2024, raportin financiar, raportin auditorit 2024 si dhe draft-buxhetin për vitin 2025

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat