Bafalo Bills dhe Filadelfia Eagles kanë mundur respektivisht Denver Broncos dhe Grin Bej Packers. Denver “trembën” ekipin nga Bafalo pasi hedhja e Bo Niks u shndërrua në “touchdown” nga Frenklin.
Ndeshja mbaroi aty për miqtë, të cilët nuk ishin më një rrezik për mbrojtjen e Bafalos. Inkursionet e Jems Kuk (120 jard, 1 touchdown) dhe pasimet mjeshtërore të Joch Alen (hodhi topin për 272 jard) ishin të papërballueshme për mbrojtjen e Denver, e cila u dorëzua me shifrat 31-7.
Javën e ardhshme Bills do të luajnë për një vend në finalen e konferencës përballë Baltimor Ravems në një duel, i cili pritet nga e gjithë Amerika.
Fitore të lehtë mori edhe Filadelfia Eagles, e cila mundi Packers pa shumë problem. Në këtë sfidë impakt të veçantë kishin dëmtimet e ekipit të Grin Bej, i cili u mund me shifrat 22-10. Për Filadelfian më të dalluarit ishin Barklej, i cili përshkroi 119 jard ndërsa ra në sy edhe organizatori Xhejlën Harts, i cili hodhi topin për vetëm 131 jard, por i mjaftuan që të gjente dy herë lojtarët për të realizuar ‘touchdoën’.
Ndeshja më emocionuese ishte ajo e mbajtur në Florida mes Tampa Bey dhe Uashington Commanders. Miqtë arritën që të fitonin falë ‘field goal’ të realizuar në sekondat e fundit nga Zane Gonzalez. Organizatori Xhejdën Deniels arriti që të udhëhiqte ekipin e Uashingtonit drejt një fitoreje të madhe në shifrat 23-20.