Gjermani Andre Scherrle, tani 34 vjeç përfundoi karrierën e tij katër vjet më parë, pasi nuk e ndjente të luante më në nivele të larta.
Sulmuesi i njohur gjerman doli në pension si lojtar i Spartak Moskës, ndërsa më parë ka luajtur për Mainz, Bayer, Chelsea, Wolfsburg, Borussia Dortmund dhe Fulham.
Schurrle ishte kampion bote në Brazil në vitin 2014 me Kombëtaren e Gjermanisë dhe në atë kohë ishte një nga sulmuesit më të rrezikshëm në Evropë.
Ai doli në pension në moshën 29-vjeçare, pas ndërprerjes së kontratës me Borussia Dortmund, nga e cila u huazua te Spartak Moska.
Gjermani shpjegoi se nuk ka më vullnet për të luajtur për shkak të vetmisë së vazhdueshme dhe konkurrencës së pafund të natyrshme në futbollin në nivelin më të lartë.
Schurrle u bë alpinist dhe postoi në Instagram se si e përfundoi Sfidën e Iceman në Poloni. Ai nuk specifikoi se sa e ulët ishte temperatura, por hera e fundit që e bëri ishte minus 19 gradë celsius.
“Shikoni, çfarë dite. Ne i kaluam kufijtë absolut. Ky është më i ftohti që kam ndjerë ndonjëherë. Siklet, dhimbje dhe vuajtje”, ka shkruar ish-futbollisti.
Sfida konsistonte në ngjitjen e një mali të mbuluar me borë pa veshur këmishë. Ai kishte veshur pantallona të shkurtra, doreza, kapele dhe çizme hiking në temperatura nën zero.