Zgjerohet skandali, zbulohet arsyeja e prishjes së medaljeve olimpike

Sporti

Zgjerohet skandali, zbulohet arsyeja e prishjes së medaljeve olimpike

Më: 15 janar 2025 Në ora: 15:30
Pamje

Ka kaluar tashmë një gjysmë viti nga Olimpiada e Parisit dhe stuhia që po e rrethon skandalin rreth cilësisë së medaljeve olimpike, të cilat po prishen dita-ditës, nuk po shuhet.

Vetëm një muaj pas përfundimit të Lojërave Olimpike 2024, disa sportistë i shfaqën pakënaqësitë e tyre rreth medaljeve që i fituan në kryeqytetin francez.

E së fundmi, notarët francezë Clement Secchi dhe Yohann Ndoye-Brouard e zbuluan gjendjen aktuale të medaljeve të tyre.

Ata madje bënë shaka me foton e medaljeve, e cila u bë virale, duke thënë se ato duken sikur janë fituar në Lojërat Olimpike të vitit 1924, e jo më 2024.

Tashmë skandali ka marrë përmasa edhe më të mëdha, shkruan mediumi spanjoll “AS”.

“Monnaie de Paris”, e cila ishte përgjegjëse për prodhimin e medaljeve, i ka shkarkuar tre personat përgjegjës për këtë mbikëqyrje.

U zëvendësuan drejtori industrial, drejtori i prodhimit dhe personi përgjegjës për cilësinë, shëndetin, sigurinë dhe mjedisin.

Problemi u shkaktua nga substanca toksike trioksid kromi.

Në bazëtë konstatimeve, ky është shkaku i të gjitha problemeve me medaljet olimpike të Parisit, sepse “Monnaie de Paris” e përdori atë në prodhimin e llaqeve me të cilat i lyen medaljet.

Trioksidi i kromit është i ndaluar në Bashkimin Evropian, ndaj organizatorëve të Olimpiadës së Parisit u kanë mbetur vetëm edhe 15 muaj për ta zgjidhur problemin dhe për ta gjetur një zëvendësues të tij.

Trioksidi i kromit përdoret kryesisht në procesin e veshjes së sipërfaqeve metalike për të përmirësuar rezistencën e tyre ndaj korrozionit.

Ai vepron si një oksidant në reaksione të ndryshme kimike dhe përdoret gjithashtu në prodhimin e gurëve të çmuar artificialë.

Megjithatë, duke qenë se është një përbërës shumë toksik, gërryes dhe kancerogjen, është e nevojshme të përdoren pajisje mbrojtëse gjatë trajtimit dhe është plotësisht i ndaluar në Bashkimin Evropian.

Personat e ngarkuar me prodhimin e medaljeve olimpike padyshim që nuk e dinin këtë, kështu që ata përfunduan duke e gjetur një zgjidhje alternative që çoi në shkatërrimin e plotë të medaljeve.

“Monnaie de Paris” i prodhoi më shumë se 100 medalje.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi se të gjitha këto medalje do të zëvendësohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat