Kosovës i besohet organizimi i Kampionatit Mesdhetar në karate

Sporti

Kosovës i besohet organizimi i Kampionatit Mesdhetar në karate

Më: 16 janar 2025 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Federatës së Karatesë së Kosovës i është besuar organizimi i Kampionatit Mesdhetar, që prej 12-14 shtator 2025 do të organizohet në Prishtinë, ka njoftuar FKK të enjten.

"Ky vendim historik erdhi pas vizitës së presidentit të WKF-it, Antonio Espinos dhe sekretarit të EKF-it Davor Cipek në Kosovë gjatë shënimit të 10-vjetorit të njohjes së KOK-ut nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar", ka shkruar federata.

"Kampionati Mesdhetar 2025 do të shërbejë si një provë e rëndësishme organizative përpara Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030". 

Pjesëmarrëse në kampionat pritet të jenë njëzet e gjashtë shtete shtete nga tri kontinente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat